PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI: DY AVIONË LUFTARAKË RUSË TË RRËZUAR NGA DRONËT DETARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Dy avionë luftarakë rusë Sukhoi Su-30 u rrëzuan nga dronë detarë ukrainasë mbi Detin e Zi në më pak se 24 orë”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, siç citohet nga “Ukrinform”.
“Falënderoj djemtë tanë që po rrisin aftësitë mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, si në ajër ashtu edhe në det”, shtoi presidenti Zelensky, duke e quajtur operacionin të shkëlqyer.
Rrëzimi i dytë i një avioni rus Su-30 mbi Detin e Zi është konfirmuar nga z. kirilo (Kyrylo) Budanov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), i cili, operon dronët detarë.
Z. Budanov, i cituar përsëri nga “Urkinform”, e përshkroi operacionin e dyfishtë si një moment historik.
Sipas z. Budanov, tre mjete ajrore pa pilot Magura V7, një variant mbrojtës kundërajror i Magura V5, u përdorën për të rrëzuar dy Su-30.
Secili prej dronëve detarë ishte i pajisur me nga dy raketa kundërajrore Aim-9 Sidewinder të prodhuara në Amerikë, të modifikuara nga raketa ajër-ajër (domethënë të lëshuara nga një aeroplan kundër një aeroplani tjetër) në raketa tokë-ajër.
Shefi i GUR-it raportoi se ekuipazhi i Su-30 të parë mbijetoi dhe u shpëtua në Detin e Zi nga një anije civile, ndërsa ata të të dytit nuk mbijetuan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments