top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI REXHEP TAIP (RECEP TAYYIP) ERDOGAN: DO TË FLAS ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN (SOT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 minutes ago
  • 1 min read
ree

Johanesburg, Afikë e Jugut | Presidenti turk, Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan, njoftoi se do të flasë me Presidentin rus, Vladimir Putin - të hënën.


“ … do të zhvilloj një telefonatë me zotin Putin”, tha ai në një konferencë për shtyp në samitin e G20-ës, në Afrikën e Jugut, pas rezistencës nga Ukraina dhe aleatët e saj ndaj draftit të planit të paqes të ShBA-ës për Ukrainën.


Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), i ka dhënë Ukrainës afat deri më 27 nëntor për të miratuar planin e saj për t'i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar.


Presidenti Erdogan tha se Turqia nuk do të lërë gur pa lëvizur në përpjekjen për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit.


Kaq shumë njerëz kanë vdekur; do të diskutoj (me Putinin) se çfarë masash mund të marrim për të ndaluar këto vdekje.


Pas këtyre diskutimeve, besoj se do të kem mundësinë ta diskutoj këtë me partnerët tanë evropianë, Trumpin dhe miq të tjerë”, tha Presidenti Erdogan.


Ky lajm u raportua nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page