PRESIDENTI MAKRON THA: “PËR TË ELIMINUAR HAMASIN, IZRAELI RREZIKON 10 VJET LUFTË”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 2, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit përfundoi dy ditë më parë.
“Objektivi i shkatërrimit total të Hamasit duhet të sqarohet nga Izraeli, sepse rrezikon të gjenerojë 10 vjet luftë. Çfarë është shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush që kjo është e mundur? Nëse po, lufta do të zgjasë 10 vjet, dhe nuk mendoj se dikush di ta përcaktojë seriozisht këtë qëllim. Pra, ky synim, duhet sqaruar. Lufta e mirë kundër terrorizmit nuk është një bombardim sistematik, dhe i përhershëm”, tha presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron).
Sulmet e Izraelit ndaj Gazës, në fakt, kanë rifilluar dy ditë më parë.
Zona e Kan Junisit (Khan Yunis), në jug të Rripit të Gazës, ishte objektiv i bombardimeve të forta.
Për këtë arsye, urdhrat e evakuimit u lëshuan menjëherë për banorët e distrikteve Kan Jinis (Khan Yunis) dhe Deir el-Ballah.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi përfundoi për shkak se Hamasi nuk dha një listë të pengjeve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Izraelin, Egjiptin dhe Katarin në përpjekjet për të rivendosur armëpushim”, u tha nga një zyrtar amerikan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments