PRESIDENTI I RSH BAJRAM BEGAJ NISET SOT PËR NJË VIZITË ZYRTARE DYDITORE NË RFGJ ME FTESË TË PRESIDENTIT GJERMAN FRANK OULLTËR SHTEINMAIËR (FRANK-WALTER STEINMEIER).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të presidentit gjerman, Frenk Oulltër shtainmajër (Frank-Walter Steinmeier).
Ne fokus të takimit mes presidentit Begaj dhe homologut Shteinmajër (Steinmeier) do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me Bashkimin Europian, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.
Në Berlin, presidenti Begaj do të takohet me drejtuesit e shoqatave të Mërgatës (diasporës), me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.
Pas vizitës në Berlin presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’u bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion” për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.
Më pas, presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i landit (qarkut) Dr. Peter Tschentscher.
Në agjendën e presidentit Begaj është edhe takimi me përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, z. Knut Flekenshtein (Fleckenstein).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments