PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ U TAKUA NË SHKUP ME KRYETARIN E KUVENDIT TË MAQEDONISË SË VERIUT AFRIM GASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13, 2024
- 1 min read
Shkup, Maqedonia e Veriut | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj u takua në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.
Presidenti Begaj i uroi kryetarit Gashi përmbushjen me sukses të angazhimeve në detyrën e re të kryeparlamentarit, por jo vetëm, presidenti Begaj vlerësoi faktin e përfaqësimit shqiptar në krye të institucioneve drejtuese të Maqedonisë së Veriut.
“Ne, si persona me funksione publike, duhet të kemi kujdes të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për një të tashme e të ardhme më të mirë”, tha presidenti Begaj.
“Ne duhet të punojmë së bashku si shqiptarë, si maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni”, tha ai më tej në fjalën e tij.
“Presidenti Begaj shprehu bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim që rruga e bashkëpunimit - siç u shpreh ai - nga dy korsi të përbashkëta, të zgjerohet në katër të tilla.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments