PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË DEKOROI ISH-KREUN E SPAK-ut ARBEN KRAJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 7, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Prokurorit të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja iu dha titulli “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës Italiane).
Titulli iu dha nga ambasadori italian Fabricio Buçi (Fabrizio Bucci), në emër të presidentit italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella).
Të pranishëm gjatë dhënies së çmimit ishin presidenti i RSh Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë i RSh Ulsi Maja, kryetari i SPAK-ut Altin Dumani dhe krerë institucionesh të drejtësisë penale shqiptare.
Konsiderohet si titulli më i lartë që jepet nga institucioni i presidentit të Republikës së Italisë.
Titiulli iu dha me qëllim vlerësimin e bashkëpunimit të SPAK-ut me Prokurorinë e antimafias italiane (gjatë kohës kur z. Kraja drejtonte Prokurorinë e Posaçme).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments