top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I HONDURASIT NASRI (NASRY) ASFURA VIZITOI JERUSALEMIN KU QUAJTI IZRAELIN MIK TË VËRTETË DHE VENDIMTAR PËR NDËRTIMIN E NJË TË ARDHMEJE PAQËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Presidenti i zgjedhur i Hondurasit, Nasri (Nasry) Asfura, vizitoi Jerusalemin; ku e quajti Izraelin mik të vërtetë dhe vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore.


Gjatë bisedimeve me udhëheqësit e Hondurasit, përfshirë Ministrin e Jashtëm Gideon Saar, Presidenti Asfura shprehu dëshirën e tij për të forcuar lidhjet dypalëshe, duke u përqendruar në investimet direkte dhe bashkëpunimin në sektorë strategjikë si bujqësia, menaxhimi i ujërave dhe siguria kibernetike.


Izraeli e mirëpriti afrimin, duke e vendosur atë brenda kontekstit më të gjerë të transformimit politik të Amerikës Latine drejt qeverive të qendrës së djathtë.


Vizita diplomatike vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të tij zyrtar, i planifikuar për 27 janar 2026.


Edhe pse presidentja në largim Sjomara Kastro (Xiomara Castro) i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke folur për një qeveri të ardhshme de facto për shkak të parregullsive të dyshuara, ajo megjithatë urdhëroi që të ndodhte tranzicioni, duke pranuar fitoren e Presidentit Asfura (40.27%) të konfirmuar nga autoritetet zgjedhore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page