PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) FALI DËNIMIN PENAL ME 45 VJET BURG PËR ISH-PRESIDENTIN E HONDURASIT JUAN ORLANDO HERNÁNDEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, i dënuar vitin e kaluar me 45 vjet burg për rolin e tij në një operacion trafikimi droge që transportoi qindra ton kokainë në Shtetet e Bashkuara, u lirua nga burgu pas një faljeje nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Kështu pohuan zyrtarët të martën.
Uebsajti i Byrosë së Burgjeve të ShBA-ës tregon se z. Hernández u lirua nga burgu amerikan, Hazelton, në Virxhinian Perëndimore; një zëdhënës i byrosë konfirmoi lirimin e tij të martën.
Bashkëshortja e tij, Ana Garsia (García), e falënderoi Presidentin Tramp (Trump) për faljen e tij, nëpërmjet platformës sociale virtuale Iks (X).
“Pas pothuajse katër vitesh dhimbjeje, pritjeje dhe sfidash të vështira, bashkëshorti im Juan Orlando Hernández U KTHYE si njeri i lirë, falë faljes presidenciale të dhënë nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump)”, thuhej në postimin e znj. Garsia (García).
Ajo përfshiu një fotografi të listës së Byrosë Amerikane të Burgjeve që tregonte lirimin e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments