HONDURAS | KANDIDATI I KRAHUT TË DJATHTË NASRI (NASRY) ASFURA ËSHTË PRESIDENTI I RI; U ZGJODH ME 40% TË VOTAVE; U SHPALL FITUES I ZGJEDHJEVE PAS 24 DITËSH TENSIONESH POLITIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Tegucigalpa, Honduras | “Këshilli Kombëtar i Hondurasit (CNE), shpalli kandidatin e krahut të djathtë Nasri (Nasry) Juan “Tito” Asfura president të zgjedhur për mandatin 2026-2030, duke i dhënë fund më shumë se tre javëve pasigurie politike dhe polemikash pas një prej zgjedhjeve më të kontestuara në historinë e kohëve të fundit të vendit të Amerikës Qendrore.
Vendimi erdhi në fund të një shqyrtimi të posaçëm, të nisur për të verifikuar mbi 2000 raporte të shënuara me gabime ose anomali në transmetimin e të dhënave”.
Kështu raportuan në përgjithësi mediat e Hondurasit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Çështje Ekonomike (CNE), me 99.2% të fletëvotimeve të numëruara, kandidati i Partisë Kombëtare mori 40.27% të votave, duke e lënë pas me një diferencë të vogël z. Salvador Nasralla, i Partisë Liberale të qendrës, i cili, kishte marrë 39.39%.
Kandidati i partisë së krahut të majtë Liri dhe Rithemelim doli i treti, duke marrë rreth një të pestën e votave, një rënie e dukshme krahasuar me fitoren e Presidentes në detyrë Sjomara Kastro (Xiomara Castro) në vitin 2021.
“Honduras, jam gati të qeveris. Nuk do t'ju zhgënjej”, shkroi Presidenti Asfura në mediat sociale virtuale, pas njoftimit zyrtar, ndërsa mbështetësit e tij festuan në selinë e tij të fushatës.
Nga opozita, z. Nasralla përsëriti akuzat për parregullsi, ndërsa përjashtoi çdo mundësi për protesta në rrugë.
CNE-ja siguroi se procesi u zhvillua në përputhje me ligjin zgjedhor dhe se shpallja përfundimtare do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Hondurasit në ditët në vijim.
Shtetet e Bashkuara e përgëzuan presidentin e zgjedhur të Hondurasit për fitoren e tij të qartë zgjedhore.
“Ne do të punojmë me administratën e tij për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal dhe për t'i dhënë fund emigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara”, tha Departamenti i Shtetit duke komentuar fitoren e z. Asfura, e cila, është mbështetur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë rezultatet në mënyrë që të sigurohet një tranzicion paqësor i pushtetit”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments