PAPA LEO XIV-të PRITI NË AUDIENCË PRESIDENTEN E REPUBLIKËS SË HONDURASIT IRIS SJOMARA KASTRO (XIOMARA CASTRO) SARMIENTO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 1 min read

Vatikan | Në Pallatin Apostolik, Presidentja e Republikës së Hondurasit, Iris Hiomara Kastro (Xiomara Castro) Sarmiento, u prit në audiencë nga Papa Leo XIV-të.
Më pas, ai u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, i shoqëruar nga Imzot Paul R. Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Gjatë takimit në Sekretariatin e Shtetit, u përmendën marrëdhëniet e mira midis Hondurasit dhe Selisë së Shenjtë.
Diskutimi më pas u përqendrua në rolin e Kishës dhe të Shtetit në sektorët socialë, arsimorë dhe të migrantëve.
Kjo u njoftua në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Ndërsa biseda vazhdoi, thuhet gjithashtu në të, u prekën edhe tema të tjera me interes të ndërsjellë në lidhje me situatën aktuale socio-politike të vendit dhe të rajonit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments