top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I BRAZILIT LULA SHPALLI 3 DITË ZIE KOMBËTARE NË HOMAZH TË VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT AJROR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10, 2024
  • 1 min read

Brasilia, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dekretuar tre ditë zie kombëtare në kujtim të 61 viktimave që humbën jetën në rrëzimin e avionit që ndodhi në Vinhedo, të shtetit të Shën Palit (Sao Paulos).

 

Modeli ATR-72 me dy motorë në pronësi të kompanisë braziliane Voepass u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit nga aeroporti Kasavel (Cascavel), në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku nuk mbërriti kurrë.

 

Avioni u rrëzua në kopshtin e një shtëpie në Vinhedo ku tre persona mbetën të padëmtuar.

 

Një grup pasagjerësh që mbërritën me vonesë nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit.

 

Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.

 

Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar të vënë në dyshim shkaqet e mundshme, duke përfshirë formimin e ngricave në krahë për shkak të rënies së shpejtë të temperaturave në shtetin e Shën Palit (Sao Paulos).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page