PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: UKRAINA ËSHTË PROVË BESUESHMËRIE PËR SHBA-ës TË DREJTUARA NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Singapor | “Vendimi për të sanksionuar Rusinë nëse ajo refuzon një armëpushim në Ukrainë përfaqëson një test besueshmërie për Shtetet e Bashkuara të Danlld Trampit (Donald Trump)”.
Presidenti francez Emanuel Makron ua tha gazetarëve gjatë një vizite në Singapor.
“Fola 48 orë më parë me Presidentin Tramp (Trump), i cili shprehu padurimin e tij. Pyetja tani është: çfarë të bëjmë? Ne jemi gati dhe nëse Rusia konfirmon se nuk është gati të bëjë paqe, Uashingtoni duhet të konfirmojë angazhimin e tij për të sanksionuar Moskën”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários