top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM TURK HAKAN FIDAN: TAKIM I MUNDSHËM PUTIN-ZELENSKI-TRAMP NË TURQI; PAQJA E MUNDUR BRENDA VITIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30
  • 1 min read
ree

Stamboll, Turqi | Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se një takim në Turqi midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski, së bashku me presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), i organizuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, është i mundur.


Ne besojmë se bisedimet e Stambollit mund të kurorëzohen me një takim të organizuar nga Erdogani me Trampin, Putinin dhe Zelenskin”, citohet të ketë thënë ministri Fidan nga agjencia e lajmeve “Anadolu”, i cili, po viziton Kievin ku u takua me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha.


Ose do të tolerojmë vazhdimin e kësaj lufte (midis Moskës dhe Kievit) ose do të arrijmë paqe të qëndrueshme brenda këtij viti”, shtoi kreu i diplomacisë së Ankarasë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page