KREMLINI IU PËRGJIGJ MINISTRIT TË JASHTËM TURK HAKAN FIDAN NË LIDHJE ME SAMITIN TRAMP-PUTIN-ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin është gati për një samit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) vetëm nëse arrihen më parë rezultate në negociata të drejtpërdrejta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, e tha këtë, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, në përgjigje të Ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili, tha se Turqia ishte gati të priste një samit trepalësh.
“Një delegacion rus do të niset për në Stamboll, ku do të presë delegacionin ukrainas për raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta të propozuara nga Moska për të hënën”.
Zëdhënësi Peskov, e tha këtë, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, ndërsa ende nuk ka mbërritur asnjë përgjigje nga Kievi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments