top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON FOLI NË TELEFON ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) RRETH SITUATËS NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron bisedoi me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) këtë pasdite rreth situatës në Ukrainë.


Mes tyre u fol mbi diskutimet që u zhvilluan në Paris gjatë vizitës së Presidentit Volodimir Zelenski”.


Kështu raportuan burime në Pallatin Elize për entet mediatike ndërkombëtare.


Presidentët Makron dhe Tramp (Trump) diskutuan kushtet për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm në përpjekjet e ndërmjetësimit që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Presidenti i Republikës theksoi në veçanti rëndësinë qendrore të garancive të sigurisë të nevojshme për Kievin dhe vendosmërinë për të punuar mbi to me Shtetet e Bashkuara”, u tha nga burimet në fjalë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page