top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: SANKSIONET KUNDËR MOSKËS DO TË FORCOHEN DERI SA RUSIA TË MOS KETË FINANCIME; SI OBJEKTIV QENDROR KEMI PAQEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Presioni do të jetë edhe më i fortë mbi Rusinë”.


Kështu tha Presidenti Emanuel Makron pas takimit të tij në Pallatin Elize (Élysée) me Presidentin e Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski, duke njoftuar forcim të sanksioneve kundër Moskës.


Kjo është hera e parë që kemi një plan kaq gjithëpërfshirës sanksionesh, si për naftën ashtu edhe për flotën në hije.


Ju siguroj, se në javët e ardhshme, presioni mbi Rusinë do të rritet për të kufizuar financimin e saj.


Objektivi qendror është paqja.


Jemi në një situatë ku Shtetet e Bashkuara kanë marrë një rol ndërmjetësues dhe unë i shpreh respektin tim punës së ekipit amerikan”, tha Presidenti Makron.


Rusia nuk tregon shenja se dëshiron të ndalojë luftën. Ndërsa flasim për paqen, Rusia vazhdon të vrasë dhe të shkatërrojë. Është një fyerje ndaj ligjit dhe një pengesë për paqen”, tha Presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page