PRESIDENTI I SHTETIT TË UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI GJENDET NË PARIS PËR T'U TAKUAR ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS EMANUEL MAKRON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski do të takohet sot në Paris me homologun e tij francez Emanuel Makron, duke kërkuar të konsolidojë mbështetjen evropiane.
Ai ka qenë një vizitor i rregullt në Paris që kur Rusia nisi pushtimin e saj në muajin shkurt të vitit 2022.
Vizita e sotme është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit.
Presidenti Zelenski do të pritet në Pallatin Elize.
Të dy krerët e shteteve do të lëshojnë një deklaratë për shtyp para një takimi dhe një dreke pune.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot deklaroi dje në një koment për entin mediatik “La Tribune Dimanche” se takimi synon të çojë përpara negociatat.
“Paqja është e arritshme nëse (Presidenti rus) Vladimir Putin braktis shpresën e tij iluzore për të ringjallur perandorinë sovjetike përpara se të nënshtrojë Ukrainën”, tha Ministri Barrot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments