PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA DA SILVA: VENEZUELA DUHET TË JETË NË GJENDJE TË MBROJË SOVRANITETIN E SAJ; KRIZËN DUHET TA ZGJIDHI POPULLI VENEZUELIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28
- 1 min read

Qyteti i Panamasë, Panama | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se është e rëndësishme që homologu i tij, Danlld Tramp (Donald Trump), t'i lejojë Venezuelës të mbrojë sovranitetin dhe interesat e saj, duke përsëritur se një zgjidhje për krizën e vendit duhet të vijë para së gjithash nga populli venezuelian.
“Komentet e tij - të raportuara nga mediat kryesore braziliane - u bënë pas mbërritjes së tij në Qytetin e Panamasë (Panama City), ku ai po merr pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Amerikës Latine dhe Karaibeve 2026”.
Presidenti Lula kërkoi durim, duke theksuar se as Brazili dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta zgjidhin krizën venezueliane, por vetë populli venezuelian, i cili, do të thirret të vendosë për fatin e tij.
Ai njoftoi gjithashtu qëllimin e tij për të filluar një dialog shumë shpejt me Presidenten e përkohshme venezueliane Delsi (Delcy) Rodriguez për të thelluar perspektivat për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments