PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) URDHËROI USHTRINË AMERIKANE TË NDIHMOJË IZRAELIN TË RRËZOJË RAKETAT E LËSHUARA NGA IRANI | DISA NGA RAKETAT IRANIANE U KAPËN NGA USHTRIA MAERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Presidenti dhe zv/presidenti monitorojnë sulmin iranian ndaj Izraelit nga dhoma e situatës dhe marrin përditësime.
Presidenti udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmonte Izraelin të mbrohej dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin”, deklaroi z. Sin Savet (Sean Savett), zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Disa nga raketat iraniane të lëshuara sot drejt Izraelit u kapën nga sistemet antiraketë amerikane të vendosura në rajon, përpara se të arrinin në qiellin e shtetit hebre, dhe jo nga Kupola e Hekurt izraelite.
Kjo është bërë e ditur nga burime amerikane të cituara nga BBC.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments