ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI TRANSFEROI SHPATËN E HEROIT TË PAVARËSISË JOZE SHËN MARTINI (JOSÉ DE SAN MARTÍN) NGA MUZEU HISTORIK KOMBËTAR NË NJË REGJIMENT USHTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Polemika lindën në Argjentinë mbi vendimin e Presidentit Javier Milei për të transferuar një relike të rëndësishme të heroit të Pavarësisë (1816) Joze Shën Martini (José de San Martín) - 1778-1850.
Në një dekret, Presidenti ultra-liberal Milei urdhëroi që shpata e lakuar e “Çlirimtarit” të hiqej nga Muzeu Historik Kombëtar i Buenos Airesit (të cilit, iu dhurua në vitin 1897) dhe të vihej në kujdestarinë e një regjimenti ushtarak.
Në protestë kundër dekretit presidencial, drejtoresha e muzeut, Maria Ines Rodriguez, ka vendosur të japë dorëheqjen.
Arma (95 cm e gjatë dhe me një dorezë prej abanozi) konsiderohet një pjesë e çmuar e trashëgimisë historike argjentinase, një emblemë e luftërave që çuan në Pavarësi, si dhe e fushatave të Shën Martinit (San Martín) për çlirimin e Kilit dhe Perusë.
Dekreti i Presidentit Milei urdhëron transferimin e saj në kazermat e Regjimentit të Grenadierëve të Kalëruar, me qendër në Palermo, një lagje e kryeqytetit, me qëllim të sigurohet ruajtja saj e përhershme në mënyrën e duhur.
Regjimenti në fjalë u krijua nga vetë Shën Martini (San Martín) dhe shërben si një roje nderi presidenciale.
Ai ka muzeun e vet (aktualisht në rinovim).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















