top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI AMERIKAN BËN FTESË PËR TAKIM TREPALËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21, 2023
  • 1 min read

Hiroshima, Japoni | Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baidën (Joe Biden), ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, të cilin e ftoi në Uashington për një takim zyrtar trepalësh. Këtë e ka bërë të ditur agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, sipas së cilës z. Baidën (Biden) vlerësoi z. Kishida dhe z. Yoon për “punën e guximshme që synon përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve të tyre”. Bisedimet, të cilat zgjatën disa minuta, u zhvilluan në margjinat e samitit të “G7” në Hiroshima, sot në ditën e fundit të tij. Sipas një deklarate nga presidenca e Koresë së Jugut, të tre udhëheqësit ranë dakord të “çojnë bashkëpunimin trepalësh në nivelin tjetër”, veçanërisht përballë kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut dhe nevojës për të mbajtur “një rend ndërkombëtar të hapur dhe të bazuar në rregulla”. Takimi i fundit mes tre udhëheqësve të lartpërmendur u zhvillua nëntorin e kaluar në Kamboxhia.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page