top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PREJ 6 DITËSH MALI I THATË NË ZONËN E PUSTECIT NDODHET NËN PUSHTETIN E FLAKËVE | 200 HEKTARË TË DJEGUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12, 2024
  • 1 min read
ree

Pustec, Shqipëri | Prej 6 ditësh Mali i Thatë në Pustec ndodhet nën pushtetin e flakëve.

 

Raportohet se mëngjesin e sotëm intensiteti i flakëve ka rënë ndërsa pas pak orësh, do të shihet më qartë nëse do ketë agravim të situatës apo jo (nga era) e nëse po do ketë ndërhyrje nga ajri.

 

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara duke mos i rrezikuar ato.

 

Në terren ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

 

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin.

 

Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur kurora e gjelbër.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page