top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BEGAJ DHE PRESIDENTJA NOVAK DËNOJNË DHUNËN NË VERI TË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke komentuar zhvillimet e tensionuara në veri të Republikës së Kosovës ka dënuar dhunën ndaj medias, ndaj Policisë së Kosovës, dhe ndaj KFOR-it. “I shpreha keqardhjen Presidentes Novak për ushtarët hungarezë të lënduar në veri të Kosovës. Ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt, nuk i bëjnë mirë asnjërit. Pengojnë proceset integruese të rajonit në Bashkimin Europian. Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjë nga palët për moszbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe anekseve në Ohër. Në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për të arritur atë marrëveshje”, tha Presidenti Begaj.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page