top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PORTUGALI | SOT MBAHEN ZGJEDHJET PRESIDENCIALE; MOTI I KEQ KA SABOTUAR ZHVILLIMIN E TYRE NË DISA ZONA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Marselo (Marcelo) Rebelo de Suza (Sousa)
Z. Marselo (Marcelo) Rebelo de Suza (Sousa)

Lisbonë, Portugali | Rreth 11 milionë portugezë do të zgjedhin këtë të diel Presidentin e ri të Republikës, i cili, do të pasojë z. Marselo (Marcelo) Rebelo de Suza (Sousa), në detyrë që nga viti 2016; tani në fund të mandatit të tij të dytë.


Kandidatët në balotazh janë socialisti Antonio Jose Seguro, fitues në raundin e parë me 31.1% të votave, dhe udhëheqësi i partisë populiste të ekstremit të djathtë Chega, Andre Ventura, i cili, mori 23.5% të votave më 18 janar.


Qendrat e votimit u hapën në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm (9:00 të mëngjesit në Shqipëri), por jo të gjitha.


Këto zgjedhje po dëmtohen nga ndërprerje të rënda të shkaktuara nga një sërë ngjarjesh ekstreme të motit, dhe numri i votuesve që nuk do të hedhin votën e tyre këtë të diel është rritur në 36000 në orët e fundit. Ata do të votojnë më 15 shkurt.


Disa bashki dhe rrethe nuk do t'i hapin qendrat e tyre të votimit, dhe numri mund të rritet më tej, duke pasur parasysh se qendrat e votimit ende mund të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të forcës madhore.


Në shumë raste, janë gjetur alternativa, me transport të posaçëm të vënë në dispozicion në zonat më të pafavorizuara.


Nga totali i votuesve të regjistruar, 14.4% jetojnë në njërën nga 68 bashkitë e prekura nga fatkeqësitë natyrore.


Që nga e shtuna e kaluar, këto bashki kishin mijëra familje pa energji elektrike, ujë ose komunikime, dhe qindra persona të zhvendosur.


Megjithatë, Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve ka përsëritur se numërimi i votave dhe komunikimi i rezultateve do të zhvillohet si zakonisht kur të mbyllen qendrat e fundit të votimit në arkipelagun e Azorëve në orën 19:00 (ora 20:00 në Portugalinë kontinentale dhe ora 21:00 në Itali).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page