PARLAMENTI I PORTUGALISË MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR TË NDALUAR MBAJTJEN E FEREXHESË NË PUBLIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Lisbonë, Portugali | Parlamenti i Portugalisë miratoi të premten një projektligj për të ndaluar mbulesën e fytyrës të përdorur për motive gjinore ose fetare në shumicën e hapësirave publike, i cili, u propozua nga partia e ekstremit të djathtë “Chega” dhe në mënyrë efektive synon burkat dhe nikabët e veshur nga gratë myslimane.
Sipas projektligjit, gjobat e propozuara për mbajtjen e ferexheve në publik do të variojnë nga 200 euro deri në 4000 €.
Detyrimi i dikujt për të mbajtur ferexhe, do të dënohet me burgim deri në tre vjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments