PORDENONE; VENECIA | NJË 17-VJEÇAR VRAU TEZEN E TIJ TË QUAJTUR KIARA (CHIARA) GUERRA DHE E HODHI NË LUMË.


Pordenone, Venecia, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Një 17-vjeçar goditi me thikë për vdekje tezen e tij dhe e hodhi trupin e saj në lumin që rrjedh pranë shtëpisë së saj.
Nga të dhënat penale paraprake dyshohet se motivi i aktit kriminal duket se lidhet me mosmarrëveshjet familjare.
Trupi nuk është gjetur ende; kërkimet, të cilat filluan mbrëmë, u pezulluan gjatë natës dhe më pas rifilluan në agim.
Ngjarja ndodhi në San Stino di Livenca (Livenza), në Venecia.
Gruaja quhej Kiara (Chiara) Guerra dhe ishte 53 vjeç.
I riu rrëfeu fajin gjatë natës, para gjyqtarit Karmelo (Carmelo) Barbaro të Prokurorisë Publike të Pordenones, i cili po heton çështjen.
Prokurori më pas ia kaloi çështjen Prokurorisë së të Miturve në Trieste.
Karabinierët dhe mjeku ligjor Antonello Çirineli (Cirnelli) janë në vendngjarje për të kryer hetime.
Motivi i vrasjes duket se lidhet me mosmarrëveshje serioze familjare mbi një trashëgimi të supozuar që po e vinte viktimën kundër vëllait të saj, babait të djalit.
Megjithatë, karabinierët po hetojnë aktualisht këtë version të ngjarjeve dhe po intervistojnë gjithashtu anëtarë të tjerë të familjes.
Dorasi do të mbushë 18 vjeç pas disa muajsh; ai është shtetas italian, me origjinë nga San Stino di Livenca (Livenza).
Sapo filloi hetimi, karabinierët i përqendruan dyshimet e tyre tek ai.
Ai u mor në pyetje nga oficerët e Kompanisë Portogruaro derisa rrëfeu se ishte përgjegjës për krimin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit













Comments