top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONI | KRYEMINISTRI DONALD TUSK: POLONIA ËSHTË NË SHOK; HISTORIA DO TA GJYKOJË NEGATIVISHT PRESIDENTIN KAROL NAUROKI (NAWROCKI) QË REFUZOI TË NËNSHKRUANTE LIGJIN ZBATUES TË SAFE-s.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Varshavë, Poloni | Polonia ka qenë në shok që nga dje.


Ne ishim të përgatitur për këtë eventualitet, sepse kishte shenja në rritje se presidenti do të vendoste të vinte veton ndaj programit të investimeve në mbrojtje të Bashkimit Evropian (SAFE) për arsye që mbeten të paqarta.


Qëllimi im është t'i jap Polonisë dhe Presidentit përgjigjen e duhur ndaj dështimit për të arritur një marrëveshje mbi SAFE-n”.


Kështu tha Kryeministri polak Donald Tusk - duke hapur punimet e mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë të thirrur dje në mbrëmje, pas njoftimit të Presidentit Karol Nauroki (Nawrocki) se nuk do ta nënshkruante ligjin zbatues të SAFE-s.


Kryeministri sulmoi kreun e shtetit, duke pretenduar se historia do ta gjykojë vendimin e presidentit shpejt dhe shumë negativisht dhe se vetëm gazetat ruse po festojnë veton e presidentit.


Qeveria, megjithatë do të miratojë një rezolutë që i lejon Varshavës të përdorë një pjesë të fondeve të Bashkimit Evropian, nga të cilat, është përfituesja kryesore me 43.7 miliardë euro.


Ne do të miratojmë një rezolutë mbi bazën e së cilës do të finalizojmë programin e Forcave të Armatosura Polake”, tha Kryeministri Tusk.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page