POLITIKANI OPOZITAR SERB NIKOLA SANDULOVIÇ PËRKUJTOI FAMILJEN E KOMANDANTIT TË UÇK-së ADEM JASHARI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 7, 2024
- 2 min read
Beograd, Serbi | Politikani opozitar në Serbi i quajtur Nikola Sanduloviç, përkujtoi familjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, pjesëtarët e së cilës u vranë dhe u masakruan nga trupat serbe në datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
“A janë terroristë këta fëmijë shqiptarë? Shikojeni mirë këtë foto, sepse këta janë fëmijët e vrarë të familjes Jashari. Ata u vranë me urdhër të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç. Në mesin e këtyre fëmijëve ishte edhe vajza shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra nga një plumb në pjesën e pasme të kokës”, ka denoncuar ai në një shënim.
Më tej, ai përmend edhe rastin e tij, teksa ishte torturuar nga policia serbe vetëm pse vendosi lule mbi varrin e saj dhe kërkoi falje në emër të serbëve.
“Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviç vendosi lule në varrin e saj, kërkoi falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë krim, dhe kërkoi falje në emër të paqes, dhe të ardhmes së popullit serb dhe atij shqiptar në Kosovë. Prandaj ai u rrëmbye, u torturua, u poshtërua dhe u rrah për vdekje nga policia sekrete serbe BIA me urdhër të spiunit të dekoruar rus Aleksandar Vulin, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Kur Nikola Sanduloviç mbeti gjallë pas 9 orësh torturash, departamenti i antiterrorizmit hyri në prokurori dhe gjykatës nga Nishi dhe e akuzoi atë për SHPËRNDARJE URREJTJE FETARE DHE KOMBËTARE, për vendosjen e luleve mbi varrin e një vajze shqiptare 7-vjeçare të vrarë. A është tashmë e qartë për të gjithë, se çfarë është qeveria aktuale në Serbi, dhe cilat do të jenë pasojat?”, ka shkruar ai në shënimin e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments