POLITIKANI NGA PARTIA E PUTINIT VDIQ NË RRETHANA MISTERIOZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 12, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Një politikan nga partia Rusia e Bashkuar, e presidentit rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, në Tobolsk, Siberi.
Ai quhet Vladimir Egorov, me moshë 46 vjeç.
“Nuk ka shenja të jashtme dhune në trup”, thanë hetuesit për gazetën ruse “Kommersant”.
Mediat ruse raportuan se policia ende nuk i ka kuptuar shkaqet e vdekjes, por, Duma e qytetit të Tobolsk-ut publikoi një nekrologji në faqen e mediave sociale, duke raportuar se z. Egorov vdiq “pas një aksidenti”.
Kanali jozyrtar Baza Telegram tha se trupi i Egorov “u zbulua në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën Kedrovaya të mërkurën.” Vdekja e Egorov zgjeron listën e vdekjeve të figurave të rëndësishme ruse në rrethana të paqarta: mes tyre disa biznesmenë të lidhur me dy kompanitë më të mëdha ruse të energjisë.
Ato përfshijnë z. Ravil Maganov, president i Lukoil-it, kompania e dytë më e rëndësishme ruse e naftës dhe gazit; Manjati rus i sallamit, i cili u bë deputet, Pavel Antov; zëvendësministri rus i Shkencës dhe Arsimit, Pjotr Kuçerenko (Pyotr Kucherenko).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments