POGRADEC: ZJARR NË SHËN MARENË TË MOKRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6, 2023
- 1 min read

Mokër, Pogradec, Shqipëri | U përfshi nga flakët një ambient ndihmës i Kishës së Shën Marenës, e cila, gjendet në Mokër, të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë produkt i një bombole gazi, por, nuk përjashtohen edhe psita të tjera hetimore.
Ambientet përreth kishës janë djegur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Shuarja e flakëve të zjarrit, ka ardhur si pasojë e angazhimit të banorëve që jetojnë aty rrotull, të cilët, kanë pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje, u paraqitën gjithashtu policia e rendit, dhe ajo zjarrfikëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments