POGRADEC: U ARRESTUA LUAN TOLLOZHINA (MBËSHTETËS I PDSH-së) | AKUZOHET SE GODITI KOMISIONERIN E PSSH-së ENTIN GEGA (NIPËRIT E TOLLOZHINËS I DHUNUAN NË BANESË DJALIN DHE BASHKËSHORTEN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 11
- 2 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Luan Tollozhina (mbështetës i subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë).
Ai akuzohet se goditi me grusht komisionerin e subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Entin Gega, në qendrën e votimit QV Nr.3901, në Pogradec.

Dyshohet se si shkak i konfliktit ishte ngacmimi që z. Gega i bëri vajzës së të arrestuarit. Më pas nipërit e të arrestuarit i kanë shkuar në banesë z. Gega dhe i kanë dhunuar fizikisht bashkëshorten Suela Gega dhe të birin.

Njoftim | Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários