IRAN | ZV/KOMANDANTI I MARINËS SË GARDËS REVOLUCIONARE SAEED SIAHSARANI: NGUSHTICA E HORMUZIT ËSHTË NËN KONTROLLIN TONË.

Teheran, Iran | “Fusha e betejës dhe Ngushtica e Hormuzit janë nën kontrollin tonë.
Trump mund të ketë ndërmend të zbarkojë trupa në ishullin iranian Kharg, por ne nuk do të lejojmë që as një grimcë pluhuri të nxirret nga vendi ynë”.
Kështu tha Zv/Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare, Saeed Siahsarani, siç raportohet nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”.
“Nuk është e mundur që anijet cisternë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pa lejen e Iranit.
Nëse ShBA-ës dhe Trampi (Trump) bëjnë një gabim, ne do ta shndërrojmë Gjirin Persik në varrezën më të madhe ujore për forcat amerikane”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments