KOMISIONI EVROPIAN NJOFTOI DALJEN E NJË BILETE TË RE UDHËTIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni i Bashkimit Evropian ka prezantuar një “Paketë të re për Pasagjerët” për të thjeshtuar rezervimin e udhëtimit hekurudhor në Bashkimin Evropian, veçanërisht udhëtimin ndërkufitar dhe atë me shumë operatorë, duke prezantuar parimin” “Një udhëtim, një biletë, të drejta të plota”.
Qëllimi është t'u mundësohet pasagjerëve të kërkojnë, krahasojnë dhe blejnë shërbime të kombinuara hekurudhore nga operatorë të ndryshëm në një transaksion të vetëm në një platformë sipas zgjedhjes së tyre, qoftë e pavarur apo e operuar nga një kompani hekurudhore.
Udhëtarët do të kenë më shumë të drejta mbi biletat e blera në këtë mënyrë.
Dhe platformat dominuese do të duhet të ofrojnë edhe biletat e konkurrentëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments