FRANCË | PROKURORIA E APELIT KËRKON 7 VJET BURG PËR ISH-PRESIDENTIN NIKOLAS SARKOZI (NICOLAS SARKOZY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Prokuroria në gjyqin e apelit të ish-Presidentit Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy) për fondet libiane që dyshohet se financuan fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 ka kërkuar një dënim me shtatë vjet burg, duke rritur dënimin me pesë vjet burgim të dhënë ish-Presidentit në shkallën e parë.
Prokuroria kërkoi një dënim të plotë për të gjitha akuzat kundër tij, ndërsa gjyqtarët e shkallës së parë e kishin dënuar atë vetëm për bashkim kriminal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments