POGRADEC: DIGJET AUTOMJETI I PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 12, 2023
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Një automjet u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Ai i përket një punonjësi të Policisë së Shtetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.
Autoritetet vendore të hetimit dhe të ndjekjes penale vijojnë hetimet paraprake për zbulimin dhe sokumentimin e plotë të shkaqeve dhe të rrethanave ngjarjes.
Zjarr është fikur nga forcat e MZSH-së, të cilat, me aktin e tyre, shpëtuan edhe dy makina të tjera, që ishin parkuar pranë automjetit që u dogj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments