top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLAGËT KRONIKE TASHMË MUND TË SHËROHEN MË SHPEJT DUKE U TRAJTUAR ME ELEKTRICITET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

ree

Freiburg, Gjermani | Instituti i Teknologjisë Chalmers (CTH) dhe Universiteti i Freiburgut, kanë propozuar një teknikë të re për të përshpejtuar shërimin e plagëve kronike, të shkaktuara nga sëmundje të tilla si kanceri, diabeti, dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore.


Plagët kronike shpesh janë të vështira për t'u trajtuar dhe mund të çojnë në infeksione dhe prerje gjymtyrësh (amputime), duke ndikuar rëndë jetën e pacientëve.


Studiuesit pohojnë se metoda e tyre, e cila përfshin përdorimin e rrymës elektrike, mund të përshpejtojë procesin e shërimit deri në tre herë më shpejt.


Maria Asplund, një profesore e asociuar e Bioelektronikës në CTH, beson se zbulimi i tyre mund të ndryshojë lojën për diabetikët dhe njerëzit e moshuar.


Nga z. Erton Duka

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page