PKK RINAS; TIRANË | JAHO KODRA U ARRESTUA; SË BASHKU ME ANDERSON KODRËN + KLERJAN KODRËN + SAMUEL PUJËN U PËRFSHINË NË PENGMARRJEN E DENIS SIMAKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 22, 2025
- 1 min read
Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jaho Kodra, me moshë 36 vjeç, banues në Durrës.
Në bashkëpunim me tre subjekte (meshkuj) të tjerë, në datë 01.07.2025, morën peng:
1- Z. Denis Simaku.
Subjektet në fjalë, janë:
1- Z. Anderson Kodra.
2- Z. Klerjan Kodra.
3- Z. Jaho Kodra.
4- Z. Samuel Puja.
Njoftim | “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar.
36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments