LAGJJA SPITALLË; DURRËS: DENIS SIMAKU U DHUNUA FIZIKISHT DHE U MUAR PENG; POLICIA E SHTETIT SHPALLI NË KËRKIM POLICOR 4 VETA: JAHO KODRA; ANDERSON KODRA; KLERJAN KODRA; SAMUEL PUJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 2
- 2 min read
Updated: Jul 6

Lagjja Spitallë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën informacion se:
1- Z. Denis Simaku, u muar peng dhe u dhunua nga disa subjekte me lidhje gjaku mes tyre (vëllezër) dhe nga një bashkëpunëtori i tyre.
Ata i shkuan në studion fotografike ku e dhunuan verbalisht dhe fizikisht; më pas e morën me forcë në automjet ku e dhunuan sërish; pas përfundimit të akteve kriminale ndaj tij e lanë pranë depos së ujit, në Spitallë.
Viktima përfundoi në spital.
Sipas të dhënave penale paraprake konflikti mes palëve pati si “mollë sherri” një vend parkimi, por, nuk përjashtohet edhe pista hetimore e gjobëvënies.
Viktima rezulton:
1- Pronar i një studioje fotografike.
2- Punon te UAMD si fotograf.
3- Pronar i një furre buke.
4- Operator i jashtëm te një portal në Durrës.
Në kërkim policor u shpallën:
1- Z. Jaho Kodra.
2- Z. Anderson Kodra.
3- Z. Klerjan Kodra.
4- Z. Samuel Puja.
Lajm në përditësim. 👇👇👇
Deklaratë | Sot, në datën 06.07.2025 (rreth orës 18:15), z. Denis Simaku kontaktoi me Agjencinë Telegrafike Vox (Voks) dhe mohoi në mënyrë kategorike të ishte i subjekt i gjobëvënies.
Ai, me shumë qytetari, i kërkoi redaksisë sonë që qëndrimi i tij të pasqyrohej në këtë shkrim.
Në funskion të transparencës me publikun, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) vendosi ta botojë qëndrimin e tij.
Gjithashtu, ftojmë çdo Palë të përmendur në këtë shkrim, që, të paraqesi qëndrimin e saj me shkrim.
Kjo, jo vetëm në funksion të informimit me paanësi të publikut, por, edhe në funksion të dhënies së ndihmës, ndaj autoriteteve vendore të hetimit penal, të cilat, janë të angazhuara maksimalisht, për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht çdo detaj të kësaj ngjarje kriminale.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments