PKK MURIQAN; SHKODËR | TOM AK (HAAC) U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 minute ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Muriqan, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Tom Ak (Haac), me moshë 26 vjeç, qytetar francez.
Njoftim | Gjatë kontrollit të automjetit të tij në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan në sediljen e pasme një valixhe, brenda së cilës ishte fshehur një shtetase tajlandeze.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se qëllimi i shtetasit francez ishte transportimi i shtetases tajlandeze nëpërmjet territorit të Malit të Zi dhe më pas Kroacisë, me destinacion përfundimtar Francën, duke shmangur procedurat ligjore të kalimit dhe hyrjes në shtetet përkatëse.
Pas konstatimit të rastit u procedua me ndalimin në flagrancë të shtetasit francez dhe të shtetases tajlandeze, ndërsa u sigurua vendi i ngjarjes dhe vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments