top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK BLLATË: U ARRESTUA RAHMI ÇELA | U KAP ME 710 GRAM KOKAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 5, 2023
  • 1 min read

ree

Dibër, Shqipëri | Z. Rahmi Çela, me moshë 59 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Arrestimi i z. Çela u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, sepse, ai u përpoq të trafikonte drejt territorit maqedonas 7 pako me 710 gramë kokainë. Ai është i njohur si tregtar drogërash pranë shkollave publike laike dhe ambienteve të tjera. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues: 1- 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë. 2- Një sasi parash. 3- 2 aparate celulare. 4- 1 peshore elektronike. 5- Një automjet tip “Sharon”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page