top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GODITËM ISIS-in ME NJË HAKMARRJE SHUMË TË FORTË NË SIRI PËR VRASJET E QYTETARËVE AMERIKANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) deklaroi në një postim në rrjetin social virtual “Truth” se sulmet në Siri janë një hakmarrje shumë e fortë kundër ISIS-it.

 

Për shkak të vrasjes brutale të patriotëve të guximshëm amerikanë në Siri nga ISIS-i, po njoftoj se Shtetet e Bashkuara po shkaktojnë një hakmarrje shumë të fortë, ashtu siç premtova, kundër terroristëve vrasës”.


Kështu shkroi presidenti amerikan në rrjetin social virtual “Truth”.


Po godasim fort fortesat e ISIS-it në Siri, një vend i mbuluar nga gjakderdhja dhe i rrënuar nga shumë probleme, por me një të ardhme premtuese nëse ISIS-i mposhtet.


Qeveria siriane, e udhëhequr nga një njeri që po punon shumë për t’i rikthyer madhështinë Sirisë, na mbështet plotësisht.


Të gjithë terroristët mjaftueshëm të këqij për të sulmuar amerikanët janë paralajmëruar; do të goditeni më fort se kurrë më parë nëse, në çfarëdo mënyre, sulmoni ose kërcënoni Shtetet e Bashkuara”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page