PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) EMËROI KOMANDANTIN E RI TË FORCAVE AMERIKANE NË AMERIKËN E JUGUT NDËRKOHË QË TENSIONET ME VENEZUELËN PO RRITEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka emëruar një gjeneral të Marinës me përvojë të gjerë në operacione speciale dhe në Lindjen e Mesme për të udhëhequr Komandën Jugore të ShBA-ës, pikërisht në kohën kur administrata intensifikon presionin e saj kundër Venezuelës.
Emërimi i z. Frensis (Francis) L. Donovan vjen pas dorëheqjes së papritur të Admiralit Ellvin Hollsei (Alvin Holsey), për të cilin, zyrtarët e mbrojtjes i thanë entit mediatik “New York Times” se po largohej për shkak të mosmarrëveshjeve me administratën mbi luftën kundër trafikimit të narkotikëve në Karaibe dhe Paqësorin Lindor.
ShBA-ës vranë pesë persona të tjerë të enjten në një sulm ndaj një anijeje që transportonte drogë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në fushatën e nisur nga administrata në muajin shtator në 104.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments