PJESË NGA DËSHMIA E TË PENDUARIT ARTAN TAFANI NË LIDHJE ME LORENC (KRISTIAN) LALËN I NJOHUR SI LILI I LUSHNJES PËR VRASJEN E ALBI BASHALIUT NË FSHATIN GJOCAJ TË PEQINIT | LAERT HAXHIU MORI 50 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 22
- 5 min read

Londër, Britani e Madhe | Strukturat përgjegjëse të Policisë arrestuan:
1- Z. Lorenc (Kristian) Lala (i njohur në qarqet e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner si Lili i Lushjnjes), me moshë 47 vjeç.

Ai është nën hetim penal paraprak si subjekt që ka paguar pesëdhjetë mijë (50000) për vrasjen e:
1- Z. Albi Bashaliu, në fshatin Gjocaj, të Peqinit.
Pagesën ia ka kryer:
1- Z. Laert Haxhiu.
I penduari i autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale Artan Tafani ka deklaruar se:
1- Vrasjen e z. Bashaliu e ka kryer ai së bashku me:
a- Z. Lulzim Arapi.
b- Z. Bledar Berberi.
c- Z. Enriko Xhahysa.
ç- Z. Laert Haxhiu.
Pjesë nga dëshmia e të penduarit të Drejtësisë Penale Artan Tafani. 👇👇👇
“ … unë kam marrë 20.000 €, Luli ka marrë 20.000 € dhe Laerti 10.000 €.
Pagesa është bërë pjesë pjesë.
Njëherë na ka dhënë babai i Laertit 10.000 € dhe na tha që ia kishte dhënë këtë sasi lekësh Lili.
Kurse pjesën tjetër ka shkuar e ka marrë Luli disa herë tek një lavazh që ndodhet tek ‘Delijorgji’ në Tiranë.
Pagesat për ngjarje tek ky lavazh liheshin zakonisht dhe mesa di unë këtë lavazh e ka një person nga Lushnja.
Pagesat lihen tek roja ose ndonjë punonjës i lavazhit.
Lili, i kishte thënë Laertit që lekët i dha vetë ai nga xhepi tij sepse djemtë e Ylber Xhahysës nuk kishin financa edhe pse e kishin ato hasmërinë me familjen Bashaliu, ...
… Rreth muajit dhjetor të vitit 2021, Laert Haxhiu më thotë që kishte marrë porosi nga Ilirjan (Lorenc) Lala, i cili jeton në Lushnjë dhe e thërrasin Lili që do kryhej një vrasje në Peqin.
Lili këtë vrasje e kishte porositur pasi mesa di unë, Lili është kushëri i dy djemve nga Peqini, të cilëve, po atë vit i kishin vrarë babanë në Peqin me mbiemër Xhahysa dhe ata e donin vrasjen e tij për hakmarje, …
... Kemi qëndruar bashkë disa minuta dhe më pas, e kam lënë atje ku e mora dhe kam ikur për në Lushnjë.
Personin që do vrisja ma ka treguar Laerti në një video, e cila i ishte dërguar atij nga Lili dhe mbaj mend që personi qe do vritej e kishte mbiemrin Bashaliu.
Enriko, njoftonte Lilin për lëvizjet e Bashaliut (viktimës), i cili, më pas mora vesh që kishte dhënë informatat Lilit që kohët e fundit Albi Bashaliu, po shkonte tek i njëjti lokal, të cilin ma tregoi edhe mua ditën që e takova dhe vrasjen mund ta bënim atje.
Gjithashtu Laerti më tha që Bashaliu, kishte një makinë Volkswagen Caddy të bardhë, më dha dhe targat por nuk i mbaj mend për momentin, …
… Atë natë kam bërë fjalë me Laertin, sepse u mërzit që nuk u bë vrasja.
Enriko, ma tregoi ditën kur u takuam një nga lokalet ku pinte kafe Albi, i cili, ishte ai lokal, ku u bë dhe vrasja më pas.
Prandaj u vendos që vrasja do kryhej mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021 dhe do ta prisnim te ai lokal.
Në darkë, pasi u ktheva nga Peqini kam shkuar me Laert Haxhiun dhe Lulin në një parking në Astir dhe aty kishim një automjet Audi që e kishim për ngjarje.
Mesa më tha Laerti, këtë makinë ia kishte siguruar Ligor Romaçka ose siç i thërrasin në Korçë me nofkën Golja.
Vendosëm që për të bërë vrasjen, do shkonim në Peqin me këtë Audi-n.
Por kur ishim në darkë te parkingu, Audi nuk po ndizej dhe kemi qëndruar deri në orën 1 të natës duke tentuar ta ndezim.
I kemi vendosur kapikorda makinës dhe më pas ajo u ndez, …
… Bashkë me Lulin, në 27 dhjetor 2021 kemi arritur në Peqin rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Kemi parkuar afër lokalit ku u bë vrasja dhe kemi pritur aty.
Ditën e ngjarjes unë kam pasur veshur tuta sportive të zeza, një triko gri me kapuç dhe një jelek të zi pa mëngë, kisha edhe maskë Covid-19.
Jeleku i zi është i njëjti jelek që kam veshur në ngjarjen e 16 tetorit 2021 në Lushnjë, kur vramë Elton Mermalin.
E mbaja këtë jelek sepse kishte shumë xhepa mbrapa dhe ishte praktik për të futur gjëra.
Kurse Luli kishte veshur xhinse dhe një xhup në ngjyrë mjalti të errët.
Siç thashë kemi pritur pranë lokalit, brenda makinës derisa erdhi Albi Bashaliu në mëngjes rreth orës 08:00, i cili erdhi me automjet Volkswagen Caddy të bardhë.
Pritëm sa Albi parkoi makinën e tij dhe në momentin që ai doli, unë kam dalë nga makina dhe me armën TT i kam gjuajtur 6 herë.
Mesa kujtoj sepse aq fishekë kishte arma.
Dy të parat ia gjuajta në gjoks, dy nga pas kur po kthehej mbrapsht dhe dy të tjerat po nga pas, pasi ishte rrëzuar në tokë, …
… Në fillim i kontrollova rrobat për çelësat, por s'i gjeta dhe pastaj pashë që i kishte në dorë.
Plani ishte që Luli, do ndizte Audin dhe do e ngisja unë sepse Luli nuk i jep shumë mirë makinës por duke qenë se Audi nuk u ndez, pasi mora çelësat e Caddy-t unë hipa si shofer dhe Luli si pasagjer dhe u larguam me Caddyn.
Kur po merrja çelësat nga dora e viktimës, mbaj mend që nga lokali ka dalë një burrë që po shikonte dhe atij i kam bërtitur duke i thënë: … Hyr brenda se të q***a robt, …
… Pasi lashë makinën aty shkova në këmbë dhe u takova me Lulin dhe hipa tek Benzi.
Armën e vogël, e mbajta sepse nuk e përdora dhe nuk kisha pse e hidhja.
Kurse armën tip TT që bëra vrasjen e kemi çmontuar dhe e kemi hedhur pjesë pjesë, ndërkohë që ishim në automjet duke ecur dhe i hidhnim nga dritarja e mjetit.
Pjesët e armës i kemi hedhur pasi kishim marrë Benzin me targa greke dhe i kemi hedhur diku nga ferrat e Golemit, kur ishim në ecje.
Nëse më dërgoni atje mund t'jua tregoj vendin ku janë hedhur, sepse i kam hedhur vetë pasi Benzin, po e ngiste Luli.
Dua të them se pasi lashë Caddy-n unë isha pa doreza por para se të ikja me një copë prej leshi kam fshirë pjesët e makinës që të mos më dilnin gjurmët.
Cigare nuk kam konsumuar tek Caddy as unë e as Luli, pasi Luli nuk pi duhan.
Më pas kemi shkuar në Tiranë dhe Benzin e kemi lënë te një parking në Astir, …
Pasi kryem vrasjen Lulzim Arapi ka njoftuar përmes aplikacionit Encro Chat, Laert Haxhiun, se kishim mbaruar punë.
Ndërsa para se të ikte në Greqi herën e fundit, Laert Haxhiu na i ka mbledhur armët e çfarë kishim, përfshirë dhe pistoletën MiniBlow që Tafani kishte me vete ditën e vrasjes së Albi Bashaliut”, tha i penduari Artan Tafani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments