top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARTAN TAFANI DEKONSPIROI 5 KODE TË PLATFORMËS “SKYECC” | PRITET TË RËNDOHEN POZITAT E TË HETUARVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 13, 2023
  • 2 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Kodet numerike të platformës me komunikim elektronik të papërgjueshëm “Sky Ecc”, pritet të krijojnë kushtet dhe rrethanat proceduriale penale, për rëndimin e pozitave penale të z. Laert Haxhiu, dhe të anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij. Z. Artan Tafani (anëtar i grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Laert Haxhiu), tashmë është këthyer në të penduar të drejtësisë penale.

Kësisoj, ai ka dekonspiruar për autoritetet shtetërore të hetimit dhe të ndjekjes penale, autorët e kryerjes së shumë krimeve ordinere, për të cilat, ka të dhëna penale të dorës së parë.


Ndër të tjera, ai ka dekonspiruar kodin e tij personal, dhe 5 kode që përdorte z. Laert Haxhiu në platformën e komunikimeve elektronike të papërgjueshme “Sky Ecc”, dhe disa individë të tjerë, me të cilët, kryenin vrasjet në Lushnjë, ose ku mundnin. Sipas përmbajtjes së akteve proceduriale penale, kodet e “Sky Ecc” z. Tafani i ka pasur të shënuara në një letër, dhe pikërisht atë letër, ia ka dorëzuar autoriteteve të hetimit dhe të ndjekjes penale. Pritet që autoritetet vendore të hetimit dhe të ndjekjes penale (Prokuroria e Elbasanit) të shpallin moskompetencën lëndore, duke krijuar kushtet dhe rrethanat juridike që aktet proceduriale penale t’i kalojnë Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për shpënien e hetimeve paraprake në një nivel më të lartë. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page