top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARTAN TAFANI DEKLAROI SE JANË PAGUAR 50 MIJË € PËR VRASJEN E ALBI BASHALIUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 2 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Vrasja e z. Albi Bashaliu, është kryer kundrejt 50 mijë eurove, dhe pagesa është bërë tek z. Laert Haxhiu, nga z. Lorenc (ndryshe Kristian) Lala, ndërsa ky i fundit tashmë është larguar në Angli, ku qëndron aty prej disa kohësh. Sipas deklarimeve të z. Artan Tafani, vrasjen e z. Bashaliu e ka kryer ai, në bashkëpunim me z. Lulzim Arapi, z. Bledar Berberi, z. Enriko Xhahysa, dhe z. Laert Haxhiu. Z. Tafani, ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e z. Bashaliu, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar z. Laert Haxhiu, me financimin e familjes së z. Ylber Xhahysa, familje e cila ka dashur të marri hakun për vrasjen e z. Ylber Xhahysa, nga z. Leonard Bashaliu, në vitin 2021. Z. Artan Tafani ka zbërthyer për hetuesit të gjithë dinamikën e vrasjes, përgatitjen, sigurimin e armëve, momentin e vrasjes, largimin nga vendi i krimit, dhe braktisjen e automjetit në Kavajë. Në atë automjet policia dhe prokuroria e Elbasanit gjetën një filter cigareje, i cili, iu nënshtrua kqyrjes laboratorike, si pasojë e të cilës, u bë e mundur zbulimi i profilit të ADN-së, që solli më pas identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë vrasje, konkretisht të z. Artan Tafani, i cili, u lokalizua në fshatin Savër, të Lushnjës, dhe u arrestua nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit. Për tre ditë me radhë, ai është njohur me faktet dhe akuzat që kishte ngritur prokuroria e Elbasanit, e cila, e akuzonte si njërin nga vrasësit e z. Albi Bashaliu. Të arrestuarit i është propozuar të pendohet, dhe të japë shpjegime për të gjitha krimet që di, në këmbim të garancisë së mbrojtjes fizike të tij, dhe të familjarëve të tij, por, edhe të shqiptimit ndaj tij të një dënimi penal të butë. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page