top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PESHKOPI LIBERAL GJERMAN BËRI THIRRJE PËR HAPJEN E DYERVE TË KISHËS PËR BEKIME NDAJ HOMOSEKSUALËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4, 2023
  • 1 min read

Gjermani | Imzot Karl Heinz Uizermen (Karl-Heinz Wieserman), peshkop i Speirit (Speyer), ka udhëzuar priftërinjtë e tij që të bekojnë çiftet LGBTQIA+.


Një letër baritore, e botuar në faqen e internetit të dioqezës, peshkopi Uizermen (Wieserman) ftoi priftërinjtë të zhvillojnë festime bekimi “për njerëzit që e duan njëri-tjetrin, dhe pas një historie të gjatë plagësh të thella, ka ardhur koha për të pasur një qëndrim tjetër baritor frymëzuar nga Ungjilli”, duke iu referuar “veçanërisht njerëzve homoseksualë”.


Peshkopi Uizermen (Wieserman) mbështeti vendimin - i cili vjen para Sinodit të vitit 2024 në Vatikan - duke iu referuar përfundimeve të Rrugës Sinodalale Gjermane të Marsit 2023, e cila, votoi 93% për mundësinë e “bekimeve për njerëzit që e duan njëri-tjetrin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page