top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERUJA EMËRON AMBASADORË NË SHQIPËRI DHE NË GJEORGJI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 15, 2023
  • 1 min read

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Perusë ka emëruar ambasadorë të rinj në Shqipëri dhe në Gjeorgji. Në Rezolutën Supreme 059-2023-RE, e cila është publikuar sot në Fletoren Zyrtare “El Peruano”, thuhet se Javier Raul Yepez Verdeguer emërohet si ambasador i Republikës së Perusë në Republikën e Shqipërisë. Këto detyra do të kryhen paralelisht me punën e tij si ambasador i Perusë në Greqi. Rezoluta tjetër Supreme 058-2023-RE, e cila gjithashtu u botua të premten në Gazetën Zyrtare “El Peruano”, ka caktuar Cesar Augusto De las Casas Diaz si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Perusë në Gjeorgji. Duhet të theksohet se anëtari i Shërbimit Diplomatik shërben edhe si ambasador i Perusë në Turqi. Prandaj, De las Casas do të kryejë funksionet e misionit diplomatik si ambasador në të dy vendet njëkohësisht. Të dyja rezolutat kanë firmat e Presidentes së Republikës Dina Boluarte dhe Ministres së Jashtme Ana Cecilia Gervasi.
 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page