top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | KREU I AUTORITETIT ZGJEDHOR PIERO KORVETO (CORVETTO) DHA DORËHEQJE NDËRSA RRITET PRESIONI PËR SHKAK TË VONESËS SË REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË 12 PRILLIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Limë, Peru | Kreu i Autoritetit Zgjedhor të Perusë (ONPE), Piero Korveto (Corvetto), ka dhënë dorëheqjen ndërsa rritet presioni për shkak të vonesës së rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 prillit.


Në një letër të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), ai e quajti vendimin të nevojshëm dhe të pashmangshëm për të siguruar balotazhin presidencial më 7 qershor në një klimë besimi më të madh publik, duke theksuar nevojën për një hetim të paanshëm dhe të plotë mbi çështjet kritike që kanë dalë.


Vonesat në numërim kanë nxitur akuza për mashtrim nga kandidati presidencial dhe ish-kryetari i bashkisë së Limës, Rafael Lopez Aliaga, udhëheqës i partisë së ekstremit të djathtë “Ripërtëritja Popullore”, megjithëse vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë përjashtuar parregullsitë.


Autoritetet po rishqyrtojnë mijëra fletëvotime të kontestuara për mospërputhje dhe gabime, duke ngadalësuar më tej numërimin.


Me 94% të votave të numëruara, krahu i djathtë Keiko Fuxhimori (Fujimori) kryeson me rreth 17%, ndërsa gara për vendin e dytë midis krahut të majtë Roberto Sançez (Sanchez) dhe Aliaga, i cili, bëri fushatë me nofkën e tij “Porky”, mbetet e pasigurt.


Rezultatet përfundimtare të raundit të parë priten deri më 15 maj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page