PERU | FILLUAN PROTESTA NË RRUGË KUNDËR ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE; KANDIDATI QË ADMIRON PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ORFON 5800 $ PËR ÇDO PROVË PARREGULLSISH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20
- 1 min read
Limë, Peru | Të paktën tre mijë njerëz demonstruan dje në Limë për të denoncuar mashtrimet e dyshuara në zgjedhjet kaotike presidenciale peruane të 13 prillit.
Një javë pas raundit të parë, i cili, u shoqërua me probleme në shpërndarjen e materialeve zgjedhore, identiteti i dy kandidatëve që kualifikuan për balotazh është ende i pasigurt.
Rezultati përfundimtar pritet deri në mesin e muajit maj, sipas Komisionit Kombëtar Zgjedhor, i cili, përmendi ngadalësinë e numërimit dhe shqyrtimin e mijëra të dhënave të qendrave të votimit.
Me 93.5% të qendrave të votimit të numëruara, rezultatet e pjesshme tregojnë se kandidatja e krahut të djathtë Keiko Fujimori është në vendin e parë, me 17% të votave.
Pas saj, kokë më kokë, janë kandidati i ekstremit të majtë Roberto Sançez (Sánchez), me 12% të votave dhe ultrakonservatori Rafael Lopez Aliaga, me 11.9% të votave.
Ky i fundit, një ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Lima, një admirues i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe një organizator i protestës, është më kritiku i zgjedhjeve, duke kërkuar anulimin e tyre dhe madje duke ofruar një shpërblim prej 5800 dollarësh për çdo provë parregullsish.
Nga ana e tij, një mision vëzhgues i Bashkimit evropian tha se nuk gjeti prova që mbështesin akuzat për mashtrim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments