top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAVARËSISHT SANKSIONEVE ASETET E OLIGARKËVE RUSË KALUAN NË QIPRO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2023
  • 1 min read

Qipro | Pavarësisht sanksioneve për luftën në Ukrainë, disa oligarkë rusë kanë transferuar mallra dhe asete me vlerë qindra milionë euro në Qipro.


Kjo mbështetet nga një hetim nga gazeta britanike Rojtari (The Guardian), bazuar në Cyprus Confidential, 3.6 milionë dosje të zbuluara nga një burim anonim te Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), Paper Trail Media dhe partnerë të tjerë.


Për Italinë, e përjavshmja Ekspresi (L'Espresso), është pjesë e Konsorciumit.


Në dokumentet konfidenciale, të cilat, fillojnë nga mesi i viteve 1990, dhe shkojnë deri në prill 2022, shfaqen rreth 800 kompani anonime ndërkombëtare, truste dhe kompani offshore - nga të cilat 650 në Qipro - të cilat, u atribuohen disa oligarkëve, dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të sanksionuara që nga viti 2014.


Sipas asaj që raportohet nga gazeta britanike, midis 104 miliarderëve rusë të identifikuar nga enti mediatik Forbes në vitin 2023, dy të tretat ishin së bashku me disa anëtarë të familjes, klientë të firmave ligjore, ose firmave konsulence në Qipro.


Do të ishin 72 klientë rusë, ndaj të cilëve, do të ishin zbatuar sanksionet nga shkurti 2022.


Sipas gazetës, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, Pwc Cyprus dhe konsulentë të tjerë kishin ndihmuar ndër të tjera, oligarkun Aleksei (Alexei) Mordashov, në një përpjekje për të transferuar një miliard paund në një kompani publike.


Kjo kishte ndodhur në të njëjtën ditë kur z. Mordashov u godit nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian.


Autoritetet e Qipros thuhet se i thanë gazetës britanike Rojtari (The Guardian) se një hetim penal për transferimin është duke u zhvilluar në ishull.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page